Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok, dëmtohet një veturë

Gazeta10
22 October 2024 - 9:45

Disa persona të panjohur kanë hedhur një mjetë shpërthyes në oborrin e një personi tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:52, në Zubin Potok.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit i është dëmtuar një automjet.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur një mjetë shpërthyes në oborrin e viktimës mashkull kosovar dhe si pasojë i është dëmtuar një automjet”, thuhet në raport

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është duke u hetuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.