Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Hidhet shorti për 1/8 e finaleve të Kupës së Kosovës

Gazeta10
01 December 2022 - 12:33

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës sot është hedhur shorti për 1/8-tën e finales së Kupës së Kosovës.

Skuadrat që marrin pjesë në këtë fazë janë Llapi, Ballkani, Liria, Prishtina, Gjilani, Dukagjini, Prizreni, Feronikeli ’74, Vushtrria, Vjosa, Flamurtari, Behari, A&N, Fushë Kosova, Malisheva, Trepça’89.

Kampioni i Kosovës, Ballkani nuk pritet të ketë shumë punë të vështirë pasi do të ballafaqohet me skuadrën A&N, kurse Prishtina do të ballafaqohet me Dukagjini.

Ndeshja interesante do të jetë ajo ndërmjet Llapit dhe Lirisë e po ashtu edhe ballafaqimi Feronikeli-Trepça ’89.

Ky është shorti i plotë:

Flamurtari – Vushtrria

Malisheva – Fushë Kosova

Prishtina – Dukagjini

Ballkani – A&N

Liria – Llapi

Gjilani – Vjosa

Behari – Prizreni

Feronikeli 74 – Trepça 89

Këto ndeshje do të zhvillohen më 4 dhe 5 shkurt të vitit të ardhshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.