
Këtë të enjte është hedhur shorti në selinë e UEFA në Nion të Zvicrës, ku janë përcaktuar 9 grupet përbërëse të kualifikueseve te Kampionatit Evropian “EURO 2025” për grupmoshat U21.
Kombëtarja e Shqipërisë është pozicionuar në grupin E, ku përballë do të ketë Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.
Sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshjet e fazës kualifikuese nisin me 20 mars 2023 dhe përmbyllen më 15 tetor te vitit 2024.
Shqipëria U-21, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, do të synojë të kualifikohet për herë të parë në fazën finale të këtij turneu, që do të luhet në vitin 2025 në Sllovaki.
Kualifikimet e fundit për “EURO 2023”, Shqipëria U21 bënte pjesë në grupin G, ku përfundonte e pesta ne grup me 10 pikë. Pjesë e atij grupi ishte edhe Kosova U21, të cilët mbyllën atë kampanjë kualifikuese një pozitë më lartë me 12 pikë.