Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hill: Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane

Gazeta10
19 March 2023 - 15:36

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher R. Hill, ka reaguar në lidhje me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, dje në takimin 12 orësh në Ohër, i cili ishte i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari special për dialogun Miroslav Lajçak.

Hill ka thënë se Serbia pas Ohrit, ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane.

“Rezultati më i rëndësishëm nga bisedimet e Ohrit: Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe një plan të qartë se si të arrijë atje – një vendim që kërkonte mençuri, integritet dhe guxim. Mbetet shumë punë dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të rrugës”, ka shkruar Hill./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.