
Aktorja Shengyl Ismaili në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin ka treguar se si është krijuar roli i famshëm “Mafia” në serialin “Përallë me Tupanë”.
Ajo ka folur se nga i ka ardhur ideja të vishej me dimija në serial, raporton Gazeta10.
“Jam munduar të gjitha pakënaqësitë e një gruaje me i paraqit në rolin “Mafia”, duke filluar nga veshja e tutje, sepse ne ende vishemi si dikush dëshiron më na pa, dhe jo si duam na me pa vetën tonë, edhe për atë arsye pata vendos që duhet me pasë veshun dimija, ideja për veshje më ka ardhur nga një ambalazhë e një margarine në kohët më përpara të cilën cdo shtëpi e ka pasur, dhe kam thënë se po du me qenë ajo gruaja me dimija e vendosur në ambalazhën e margarines”, tha ajo në Kanal10.
Ismaili shton se nga të dyja gjinitë ka pakënaqësi por ajo tregon se ka vendosur me atë rolë ti përfaqësojë femrat./Gazeta10