Ballkani ka siguruar fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, pasi në “Play-Off” e eleminoi skuadrën e Shkupit me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Skuadra nga Theranda në ndeshjen e parë të luajtur në stadiumin “Todor Proeski” kishte triumfuar me rezultat 1-2, ndërsa sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, mjaftoi vetëm një gol i Meriton Korenicës për ta kualifikuar Ballkanin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Kampioni në fuqi i Kosovës bëhet skuadra e parë nga Kosova që siguron plasmanin në këtë nivel garave evropiane.