
Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj ka thënë se mënyra se si organet e drejtësisë kanë vepruar ndaj kryetarit Agim Ademi, ka ndikuar negativisht te futbollistët.
Hodaj tha se kjo mënyrë ishte një goditje e rëndë jo vetëm për futbollin, por për Përfaqësuesen e Kosovës, që prej të hënës ka filluar grumbullimin për duelin me Izraelin.
“Ne jemi për zbatim të ligjit dhe drejtësia ti hetojë të gjitha ato që janë të bazuara me ligj, por mënyra se si lojtarët e Kosovës janë ballafaquar dhe mënyra duke pasur parasysh që pas dy ditësh e kemi ndeshjen në Izrael, ka qene një goditje ndaj ekipit. Nuk jemi kundër drejtësisë, por vetëm të behët në përputhje me ligjin”, ka thënë Hodaj.