
Federata e Futbollit të Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me arrestimin e Agim Ademit.
Në konferencë kanë qenë të pranishëm sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj dhe Muharrem Sahiti.
Hodaj tha se hetuesit e çështjes së Agim Ademit ka qenë të pranishëm në hotelin ku qëndronin futbollistët e Kosovës, ku edhe i kanë shqetësuar ata.
“Hetuesit e çështjes së Agim Ademit të martën kanë hyrë në hotelin ku po qëndronin futbollistët e kombëtares, pa u paraqitur se kush janë. Kushdo që e i ka bërë këtë shqetësim futbollistëve, ne do ta dërgojmë në organet përkatëse të drejtësisë. Personat nga organet e hetuesisë madje kanë marrë në pyetje futbollistët lidhur me çështjen e Ademit. Të vijnë personat pa urdhër të shqetësojnë lojtarët ë kombëtares para këtyre dy ndeshjeve kruciale është e papranueshme”, deklaroi Hodaj.