
Me rastin e 33-vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, zyrtarë institucionesh, bashkëluftarë e familjarë kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Velani.
Homazhe bëri edhe Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas homazheve tha se këta heronj do t’i nderojnë çdo herë.
“Jemi në nderim të heronjeve, Afrim Zhitija dhe Fahri Fazliu, janë pishtarë të lirisë, ata që ndriquan rrugën për liri shumë luftarëve të zotë e të mendimtarëve. Përulemi me respekt”, tha Haradinaj.
Me rastin e 33-vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, edhe motra e heronit Zhitia, Sadetja e ka kujtuar si një njëri qe e ka dashur gjithnjë lirinë dhe barazinë në vend.
“Vëllaun tim e kujtoj si një çun që e ka dashur lirinë shumë dhe liria për të nuk e ka pasur dimensionin vetëm lirinë kundër pushtuesit, por ka qenë një njeri që e ka dashur lirinë e të menduarit, vepruarit e barazinë gjinore dhe ka qenë një njëri përparimtar që asnjëherë sikur të kishte pasur mundësi nuk e kish marrë armën në dorë…Një njeri që e ka dashtë përparimin dhe emancipimin e vendit, por për t’i arritur zhvillimet e vendit ai e ka pasur si kusht për domosdoshmëri krijimin e një shteti të forte institucional, i cili do të na ndihmonte që t’i realizonim këto ide të tij të cilat ishin për barazi”, tha Zhitija.
Zhitija për KosovaPress ka rrëfyer edhe momentin e fundit me vëllain.
“Momentin e fundit me të e kam pasur pikërisht këtu ku pushojnë eshtrat e tij. Kur jemi ndrë për herë të fundit, porosia e tij ka qenë që kurrë të mos e ulim kokën dhe sidomos unë si vajzë të jem një shembull i mirë për motrat e atyre që do të bien për luftën për liri, dhe të jem një shembull i mirë për gruan shqiptare në emancipimin dhe kërkimin e barazisë, ky është momenti më i bukur”, ka rrëfyer Zhitija.
Vëllai i heroit Fahri Fazliu, Fadili ka falënderuar të gjithë ata që morrën pjesë në homazhe me rastin e 33-vjetorit të dy heronjve./Gazeta10.