Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Horoskopi për ditën e sotme

Gazeta10
27 Gusht 2022 - 9:06

Dashi
Ditë tejet e vështirë do jetë kjo e sotmja për ata që janë ne një lidhje. Herë pas here mundet edhe të debatoni ashpër dhe mund të thoni fjalë të pamenduara. Beqarët do dinë si të joshin dhe si ta afrojnë pas vetes personin që do pëlqejnë. Jupiteri do ju mbështesë pafund në planin financiar prandaj dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme në këtë sektor.

Demi
Nuk do i qëndroni aspak besnike partnerit tuaj sot dhe nëse ai e kupton gjërat për ju kanë për të qenë shumë keq. Edhe vete do lëndoheni dhe do mërziteni. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por mund të hedhin edhe hapat e para drejt një lidhjeje. Në planin financiar duhet të merrni masa sa më shpejt që situata të mos marrë tatëpjetën.

Binjakët
Sot do jeni për çdo gjë në një mendje me partnerin tuaj dhe do bëni me te mirën për të dy. Do qeshni, do argëtoheni dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Beqarët do ja lënë çdo gjë kohës dhe nuk do kërkojnë me ngulm të fillojnë një lidhje. Sektori i financave ka për të qenë me i qëndrueshëm se më parë, megjithatë nëse tregoheni të kujdesshëm me çdo shpenzim do jetë akoma dhe më mirë.

Gaforrja
Nëse jeni ne një lidhje, sot ka për te qenë një dite rutine dhe pa ndonjë emocion të veçantë. Mundohuni sa më parë ta ndryshoni këtë qetësi mbytëse sepse do jetë më keq për ju. Beqarët ndryshe nga sa e kishin menduar, kanë për të kaluar një ditë emocionuese sot dhe të mbushur me takime. Gjendja financiare do jetë më e mirë prandaj mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më shumë.

Luani
Si ju ashtu edhe partneri do mundoheni fort qe ta ndryshoni rutinën e jetës në çift. Do dilni, do argëtoheni dhe gjëja më e mirë është se nuk do ua vini veshin fjalëve të të tjerëve. Beqarët do luajnë me sharmin dhe sensualitetin e tyre dhe do bëjnë shumë persona për vete. Ne planin financiar do jeni tej mase të matur dhe të kujdesshëm. Gjendja do mbetet mjaft e mirë.

Virgjëresha
Ditë mjaft harmonike do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni si nëpër ëndrra pranë partnerit dhe nuk do ju besohet që të gjitha po i jetoni në realitet. Beqarët nuk do e kenë të nevojshme krijimin e një lidhjeje prandaj nuk do i pranojnë as propozimet qe do ju bëhen. Tani për tani ndihen më mirë vetëm. Buxheti do jetë i shkëlqyer, kështu që kryejini pa frikë investimet e menduara.

Peshorja
Do i shtoni me tepër dozat e fantazisë gjatë kësaj ditë dhe atmosfera në jetën në çift do bëhet akoma më e ngrohtë. Beqarët sado që të mundohen nuk do arrijnë dot ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Do ju duhet ende kohë për këtë gjë, kështu qe tani për tani le te kalojnë sa më shumë kohë me miqtë. Në planin financiar mos kërkoni ta përmirësoni me inatë buxhetin sepse nuk do ja dilni dot.

Akrepi
Ditë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Herë pas here mund të keni edhe debate të ashpra, por në disa momente mundet edhe t’ia kaloni mirë. Beqarët do jenë të paarsyeshëm dhe ka rrezik të joshin persona që janë tashmë në një lidhje. Buxheti do jetë goxha i mirë. Vazhdoni ta menaxhoni atë si kohët e fundit dhe gjendja do përmirësohet.

Shigjetari
Nuk do keni për çfarë të qaheni sot ju të dashuruarit pasi partneri do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës. Ai do kujdeset me tepër për ju sesa për veten e tij. Beqarët nuk do jenë me shumë fat në dashuri dhe takimet që do realizojnë nuk do jenë ato të shumëpriturat. Në planin financiar gjithçka do shkojë mirë. Mund t’i kryeni pa frikë shpenzimet dhe mund të hiqni edhe para mënjanë.

Bricjapi
Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë goxha e mirë sot. Do jeni të dy palët tolerante dhe të kuptueshëm me njeri­tjetrin. Beqarët nuk do duan të fillojnë lidhje sepse tani për tani e adhurojnë tej mase jetën që kanë. Buxheti nuk do jetë aspak i mirë. Duke e ditur këtë gjë duhet patjetër të ulni në maksimum shpenzimet dhe të bëni një riorganizim të situatës.

Ujori
Do reflektoni gjerë e gjatë sot ju të dashuruarit dhe më në fund do i kuptoni të gjitha gabimet që keni bërë. Pas mesditës marrëdhënia do përmirësohet sepse do dini si të kërkoni falje në mënyra nga më interesantet. Beqarët do e vuajnë pafund vetminë e tyre, por sërish nuk do të mund ta ndryshojnë dot situatën. Financat do përmirësohen falë disa parave qe do iu japin familjarët.

Peshqit
Ditë e zakonshme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Për fat nuk do keni debate me partnerin dhe në përgjithësi do mbizotërojë qetësia. Beqarët do fillojnë një histori dashurie të jashtëzakonshme që do i futë në një tjetër botë. Në planin financiar çdo gjë do varet nga mënyra sesi ju jeni sjellë kohët e fundit. Por ju keni bërë çmenduri dhe nuk keni kursyer aspak gjendja do jetë delikate./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.