Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hoti flet për “frikën” nga Grenell: E kanë ndjellë këta mashtruesit në ikje!

Gazeta10
20 January 2025 - 21:50

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për rolin e Richard Grenell si i dërguar i SHBA-së për misione të veçanta.

Hoti ka thënë se frika për Grenllin është ndjell nga Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, të cilëve iu ka referuar si “impiant në ikje”.

“Nuk kem pa asnjëherë në politikën kosovare qasje të tillë karshi zyrtarëve edhe ish-zyrtarëve amerikanë siç kemi pa në vitet e fundit. Është impiant në shoqninë kosovare nga këta mashtruesit që janë në largim e sipër”, ka thënë Hoti.

Për më tepër, Hoti ka thënë se në dekadat e fundit është cenuar interesi strategjik i popullit të Kosovës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.