Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti i drejtohet Qeverisë: Na kanë futur në qorrsokak, fundi nuk do të jetë i mirë

Gazeta10
15 November 2022 - 12:12

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka futur vendin në qorrsokak, raporton Gazeta10.

Hoti ka thënë se SHBA-ja i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyerjen e vendimit për targat ndërsa Bislimi e takon Betkoviqin në Bruksel.

Ai më tej ka thënë se ky vendim është marrë nga Qeveria dhe se këtu nuk ka çfarë të diskutohet.

Hoti ka thënë se Qeveria Kurti e ka dëmtuar partneritetin me aleatët dhe se ky fund nuk është i mirë.

Këtu keni postimin e plotë:

“ShBA-ja, aleati ynë kryesor – i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyj zbatimin e vendimit për targat, e këta shkojnë e takohen me Petkoviqin në Bruksel!!!

Vendimi për targat është marrë nga Qeveria. Çfarë ka për tu negociuar?!

Fatkeqësisht, këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak sa i përket dialogut, e na kanë dëmtuar partneritetin me aleatët. Fundi nuk mund të jetë i mire”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.