Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: KEK-u menaxhohet nga parapolitika, energjia elektrike u shtrenjtua disa herë

Gazeta10
24 October 2024 - 13:49

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se KEK-u po menaxhohet nga parapolitika, duke akuzuar Qeverinë Kurti për dështim në këtë sektor.

Hoti ka thënë se vendimet merren në Vetëvendosje, ndërsa zbatohen në KEK.

Ai ka thënë se energjia elektrike “është shtrenjtuar disa herë, e nuk është liruar kur është liruar mandej në tregjet ndërkombëtare”.“Në këtë Qeveri, menaxhmenti i KEK-ut tash menaxhohet nga parapolitika. Pra, vendimet merren në zyrat e partive politike, e manaxhmenti atje është vetëm me i ekzekutuar. Vetëm në kohën e komunizmit kështu ka ndodh. Në ato byrotë janë marrë vendimet, zyrtarët publikë që kanë bartur funksione shtetërore s’kanë pasur rëndësi, s’i ka pyet kush, ata veç i kanë zbatuar. Kështu është duke ndodh, dhe kjo është dëshmuar”, ka thënë Hoti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.