
Ish Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që ka bërë në OKB, raporton Gazeta10.
Hoti ka thënë se fjalimi i Ramës duhet parë në kuadër të asaj që Kosova anëtarësohet në mekanzimat e huaj ndërsa Shqipëria mbetet zë mbështetës.
Këtu keni statusin e plotë:
“Kështu duhet parë fjalimin e Kryeministrit Rama në OKB:
Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria
mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.
Përndryshe, fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në OKB, është komentuar edhe sot në Kosovë. / Gazeta10