Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hoti kritikon ashpër Qeverinë Kurti: Ka afera korruptive në nivele të larta

Gazeta10
20 January 2025 - 23:49

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Hoti ka thënë se Kurti ka afera korruptive të lidhura në nivele të larta.

“Ka afera korruptive të lidhura në nivele të larta. Ky është në ftu në Prokrori dhe heziton të shkojë aty. Kush është ky të bëjë cilësime se është thirrje politike?”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk është i sigurt për fitoren e VV-së, prandaj sipas tij, ai po “çjerret e çoroditet” nëpër fushata.

“Po ta dinte që e fiton mandatin e ardhshëm, jam i bindur që nuk të çjerrej e çoroditej kështu dhe nuk do të sillej mbi çdo normë politike dhe njerëzore”, ka thënë Hoti.

Tutje, Hoti ka thënë se Kurti nuk mund t’i mashtrojë më qytetarët e Kosovës. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.