Gazeta10

Hoti kritikon pushtetin për politikat ekonomike

Ish Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për politikat e saj ekonomike, raporton Gazeta10.

Hoti ka vënë në pah se kjo qeveri ka një kontradiktë lidhur me “gjakderdhjen financiare” në ndërmarrjet publike.

Ish i pari i ekzekutivit, Hoti, ka thënë se “gjakderdhja financiare”, është koncept morbid dhe se ky proces po i ndodh buxhetit të shtetit nga vendimet qeveritare.

Tutje, Hoti, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e krijuar së fundmi në Telekom ku edhe ka hedhur dyshime rreth qëllimit të largimit të punëtorëve nga kjo kompani.

Këtu keni statusin e plotë:

“Çudi me këtë Qeveri. E ka ndaluar “gjakderdhjen financiare” të ndërmarrjeve publike, por për periudhën janar-qershor 2022, i ka rritur për gjashtë herë subvencionet nga buxheti për këto ndërmarrje – nga 1.92 mil euro më 2021, në 12.39 mil euro sivjet.

Me gjasë, një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve po shkojnë për të larguar punëtorë nga puna në Telekom përmes skemës së pensionimit të parakohshëm, duke ua paguar përnjëherë 24 paga mujore atyre që lëshojnë punën. Fatkeqësisht, kjo skemë po rezulton me ikje të kuadrove më të mira nga Telekomi, pasi kuadrot më të mira kanë më shumë alternativa në treg.

E vërteta është, fatkeqësisht, se taksat e qytetarëve po përdoren për të larguar punëtorë nga puna. Duket se “gjakderdhja financiare” – ky term morbid që u fut në diskursin politik – po i ndodh buxhetit të shtetit me vendime qeveritare.

Duke qenë se Telekomit po i ikin kuadrot, detyrimisht do të detyrohet të rekrutojë punëtorë së shpejti. A nënkupton kjo se po largohen punëtorët ekzistues për tu zëvendësuar me të tjerë nga partia në pushtet?! Çfarë politike e mbrapshtë është kjo?!”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë