Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti kritikon Qeverinë e Kosovës, thotë se është duke bërë menaxhim katastrofal të parasë publike

Gazeta10
06 December 2022 - 15:09

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritkuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se është duke bërë menaxhim katastrofal të parasë publike, raporton Gazeta10.

Ai ka dhënë edhe disa statistika në lidhje me këtë argumentim.

Më tej, ai ka thënë se është dashur të ulej TVSH-ja dhe të hiqej akiza për një ndihmes të ekonomisë.

Tutje, Hoti ka përmendur edhe inflacionin si dhe shpenzimin e mjeteve per projektet kapitale.

Këtu keni postimin e plotë:

“Menaxhim katastrofal i parasë publike – ja një fakt i thjeshtë

Agjencia e Statistikave vlerëson se në tremujorin e tretë të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, çmimet e prodhimit për biznese u rritën me 17.2% mesatarisht. Rritjen më të madhe e ka pasur energjia elektrike dhe gazi me 49.7%, duke i rritur kështu çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm.

Sikur të ulej TVSH-ja dhe të hiqej akciza përkohësisht, siç kemi propozuar në pranverë, sot çmimet prodhimit për biznese do të ishte më e ulëta. Rrjedhimisht, çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm do të ishin më të ulëta dhe jeta e familjeve do të ishte më të lehtë.

Sikur të ulej TVSH-ja dhe të hiqej akciza, sot nuk do të kishim 700 mil euro në llogari të Qeverisë, të cilat po i zhvlerëson inflacioni. Rreth 300 mil euro do të ishin në buxhetin e familjeve dhe bizneseve dhe do të qarkullonin në ekonomi.

As nuk i shpenzojnë mjetet për projekte kapitale dhe për rritje të pagave, e as nuk iu lënë qytetarëve që t’i shpenzojnë. I mbledhin pa nevojë, i mbajnë në llogari dhe zhvlerësohen nga inflacioni. Çfarë menaxhimi katastrofal i parasë publike”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.