
Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duke pretenduar se gjatë kësaj periudhe Kosova ka shënuar rritje më të ulët ekonomike dhe inflacion më të lartë, krahasuar me kohën kur vendi qeverisej nga LDK-ja.
Hoti ka deklaruar se gjatë periudhës 2022–2026 nuk janë ndërmarrë politika të mjaftueshme fiskale për të zbutur efektet e inflacionit dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik.
Ai ka kritikuar gjithashtu mosrealizimin e projekteve kapitale dhe, siç ka thënë, orientimin e Qeverisë drejt skemave sociale dhe subvencioneve, në vend të investimeve zhvillimore.
Sipas Hotit, rritja e vazhdueshme e çmimeve ka rënduar ndjeshëm buxhetin e familjeve në Kosovë.