Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: Kurti po e manipulon sërish mërgatën me premtime, ka nevojë për vota

Gazeta10
16 July 2024 - 16:08

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se kryeministri i tanishëm, Albin Kurti, është duke kërkuar sërish vota për mërgimtarët, duke thënë se ka dalë me idenë e garantimit të kredive për qytetarët tanë nga diaspora që investojnë në Kosovë.

Në Facebook, Hoti ka theksuar se gjatë fushatës elektorale të vitit 2021, Kurti për të manipuluar mërgatën premtoi funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës për udhëtime me kosto të ulët.

“Sot, në vitin 2024, në fund të mandatit të tij, Kurti ka sërish nevojë për votat e mërgatës përsëri. Kësaj here, ai ka dalë me idenë e garantimit të kredive për qytetarët tanë nga diaspora që investojnë në Kosovë”.

“Sikur këto mjete prej 100 milionë euro të ishin investuar në funksionalizimin e Aeroportin e Gjakovës siç ka qenë premtimi i Kurtit, sot diaspora jonë do të udhëtonte më lirë drejt vendlindjes. Miliona euro që sot shpenzohen në bileta aeroplani do të mund të investoheshin në Kosovë pa asnjë garancion qeveritar, sepse Kosova është vendi ynë. Pasi këtyre qeveritarëve nuk u vjen turp të mashtrojnë pa nda qytetarët në Kosovë e në diasporë, ne nuk kemi pse të ndihemi keq të shfaqim mashtrimet e tyre çdo ditë”, ka thënë Hoti

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.