
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka mirëpritur fillimin e zbatimit të marrëveshjes për dokumente kalimi mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.
Hovenier ka thënë se mezi pret që të sheh përparim në tema të tjera muajt e ardhshëm.
Këtu keni statusin e plotë:
“Mirëpresim fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes së lehtësuar nga BE-ja për dokumentet e hyrje/daljeve. Liria e lëvizjes është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke për Kosovën & Serbinë. Mezi presim të shohim përparim në çështje të tjera në muajt e ardhshëm”, ka shkruar Hovenier në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se në arritjen e kësaj marrëveshjeje ShBA kishte një rol të madh. Fillimisht e bindi qeverinë për një shtyerje një-mujore të vendimit më pas kishte dërguar në Kosovë dhe Serbi përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. / Gazeta10