Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hovenier: NATO në Kosovë i dha fund fushatës brutale të spastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit

Gazeta10
12 June 2024 - 19:30

Ambasada Amerikane në Kosovë, njofton se ambasadori Jeffrey Hovenier ka qenë pjesëmarrës në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit tonë.

Në postimin e ambasadës thuhet se “Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e rëndësishëm që luajtën, së bashku me aleatët, për të ndalur këto tmerre”.

|Ambasadori Hovenier: Sot, iu bashkua zyrtarëve kosovarë dhe mysafirëve të nderuar për të shënuar 25 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Millosheviqit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e rëndësishëm që luajtën, së bashku me aleatët, për të ndalur këto tmerre dhe për të mbështetur të gjithë njerëzit e Kosovës për të realizuar të ardhmen e tyre si një shtet sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik”, njofton ambasada. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.