
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffery M. Hovenier në konferencën vjetore të Prokurorit të Shtetit, tha se puna e prokurorëve është jetike për të ardhmen e Kosovës dhe roli i prokurorisë ka peshë e ndikim të konsiderueshëm për atë se kush jep llogari dhe kush përfiton kompensim sipas ligjit si në ShBA, po ashtu edhe në Kosovë.
“Pushteti, ndikimi dhe autoriteti që keni, gjithashtu sjellë edhe një përgjegjësi të madhe për të kërkuar drejtësi në bazë të ligjit dhe jo në bazë të interesave të ndonjë grupi, apo qeverive të caktuara”, tha ambasadori amerikan.
Ambasadori Hovenier ka vlerësuar të arriturat e sistemit prokurorial në Kosovë, dhe ka kërkuar që prokurorët të ruajnë pavarësinë e tyre.
“Puna e një prokurori nuk është e lehtë”, tha ambasadori.
“Është frustruese, nganjëherë e ofenduese që të përballeni me kritikat për shkak të punës që e bëni, që punën e bëni mirë, jo vetëm nga publiku, por edhe nga udhëheqësit e degëve të tjera të qeverisë që poashtu kanë përgjegjësi për të mbrojtur sundimin e ligjit të Kosovës dhe qeverisjen e mirë”, tha ambasadori Hovenier, shkruan Reporteri.net.
“Dëshiroj të theksoj para jush se durimi i këtyre kritikave që ato të mos ju pengojnë për të kryer punën, bekimin tuaj për ligj, është shumë i rëndësishëm, duhet të ruani pavarësinë tuaj dhe të kryeni mandatin tuaj me integritet, dhe e keni detyrë të përmbaheni nga metodat e pahijshme”, tha Hovenier.