
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një njoftimi në Twitter ka njoftuar sot ka mirëpritur për një vizitë në Kosovë ambasadoren Kate Marie Byrnes dhe Gjeneral Major Lasica nga Komanda Evropiane e ShBA-së.
Hovenier ka thënë se SHBA-ja e mbështet plotësisht tranzicionin e FSK-së në një forcë mbrojtëse territorial.
“SHBA-ja e mbështetë plotësisht tranzicionin gjithëpërfshirës të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO. Krenar për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe të shkëlqyer”, shkroi Hovenier në postimin e tij.