
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me forcë, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e Ambasadës Amerikanë thuhet se ShBA qëndron me secilin person që pret lajme për më të dashurit e tyre.
Aty thuhet se ShBA qëndron e përkushtuar për ta kërkuar dhe gjetur të vërtetën.
Hovenier iu bashkua presidents së Kosovës, Vjosa Osmani si dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në shënimin e kësaj dite.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Ambasadori Hovenier iu bashkua @TAG, Albin Kurti dhe familjarë të të zhdukurve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me forcë. Ne qëndrojmë me çdo person që pret lajmet për të dashurit e tyre të zhdukur dhe mbetemi të përkushtuar për të kërkuar dhe gjetur të vërtetën”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë në llogarinë e tyre në Facebook. / Gazeta10