
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha e ka quajtur shpirtngusht shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën, raporton Gazeta10.
Sot Kusari-Lila ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë, por në statusin e saj ajo ka përmendur me emër vetëm Rexhep Selimin, dhe jo të tjerët.
Për këtë ka reaguar edhe deputetja Hoxha e cila ka thënë se dikur Mimoza ka punuar dhe është rritur me ta.
Ajo ka thënë se llogoja që e ka aktualisht po e tjetërson përditë njejtë sikur edhe të tjerët bashkë me të.
Këtu keni postimin e plotë:
“Mimoza Kusari” dhe të tjerët e UÇK – së…
Ehhhhh…. Duhet shumë shpirtëngushtë me qenë e mos me mujt apo mos me guxu me i përmend ” këta të tjerët” si i quan sot Mimozë” e që dikur edhe ke punu e je rritë me ta…
Çka me të thané tjetër ty …Kurgjo, ama bash kurgjo.
As ty e as të tjerëve që mbani llogon e njejtë e cila ju tjetërson përditë”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10