Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hoxha thotë se Kurti është në panik: S’ka program, veç fyen opozitën!

Gazeta10
13 January 2025 - 22:29

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Hoxha ka thënë se Kurti po vazhdon të fyejë në tubime elektorale, pasi nuk ka program aktual dhe nuk i ka realizuar premtimet.

“Z.Kurti nuk ka program. Z.Kurti nuk paraqet as sot program. Tubimet e tij vazhdojnë me qenë fyerje për njëzet vjet dhe për opozitarët. Kjo tregon shumë për z.Kurtin dhe panikun në të cilën ndodhet ai”, ka thënë Hoxha në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Sipas Hoxhës, Kurti nuk ka çfarë t’u tregojë qytetarëve për mandatin e tij katërvjeçar.

“Një kryeministër që ka pasur mandat të plotë qeverisës dhe nuk ka çfarë të tregojë, por edhe nuk ka program të ri sepse nuk i ka realizu as të vjetrat”, ka thënë Hoxha. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.