
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi ky i fundit refuzoi të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Hipokrizia politike e Albin Kurtit shpërfaqet në sjelljen e tij si të një feudali mesjetar dhe autokrati inatçor, që deri sa ishte në opozitë fliste për bashkim kombëtar dhe sot nuk mund të bashkohet në takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.