Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxhaj: Qeveria Kurti s’do marrëveshje me mësimdhënësit, e do nënshtrim e tyre

Gazeta10
23 September 2022 - 19:40

Enver Hoxhaj, Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK, ka thënë se Qeveria Kurti nuk do marrëveshje me mësimdhënësit për t’i dhënë fund grevës në arsim, por do nënshtrimin e tyre.

Hoxhaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot u bënë katër javë që kur 320 mijë nxënës dhe 23 mijë mësimdhënës kanë humbur 23 ditë mësimi nga 185 ditë të vitit shkollor.

“Një humbje e madhe me pasoja shumëdimesionale për shoqërinë dhe performancën pedagogjike të nxënësve! Dhe krejt kjo për një arsye të vetme: mungesën e një vullneti politik qeveritar për të ofruar një zgjidhje për mësimdhënësit! Është jetike për çdo nxënës dhe për gjithë Kosovën arritja e një marrëveshjeje mes Qeverisë dhe SBASHK-ut!”, ka shkruar ai ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.