Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxhaj takon deputetin gjerman Beyer: Folëm për të ardhmen evropiane të Kosovës

Gazeta10
16 May 2024 - 13:38

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Berlin, ku ka njoftuar se ka takuar edhe deputetin gjerman Peter Beyer.

Me Beyer, Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka biseduar për të ardhmen evropiane të Kosovës dhr gjendjen politike në Ballkan!

“Në Bundestag, kënaqësi të takoja mikun tim dhe deputetin Peter Beyer, ku biseduam për tema bilaterale në mes të vendeve tona, të ardhmen evropiane të Kosovës dhe gjendjen politike në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë një fotografi me deputetin gjerman.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.