Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Filmi kosovar “Nëntor i Ftohtë” nga sot mund të shihet në Netflix

Gazeta10
26 November 2022 - 17:37

Filmi “Nëntor i Ftohtë”, nga sot mund të shihet edhe në Netflix, raporton Gazeta10.

Këtë lajm e ka bërë të ditur aktori Fatmir Spahiu.

Ai ka thënë se ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata që kanë bashkëpunëtorët në këtë film.

Më tej, ai ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët.

Këtu keni statusin e plotë:

“Miq, nje lajm i mire i akshamit, javes dhe muajit.

Nje lajm i mire per mua dhe per te gjithe, regjisorin, bashkepunetoret, bashkeproducentet.

Nje projekt i prodhuar dise vite me pare, me shume mund e sakrifice. Projekt i cili pasqyroj sakte dramen njerzore te nje njeriu i cili ndodhej ne mes dy zgjidhjesh, dyjat te gabuara. Projekt ky qe mijera shikuesve neper bote ju beri te qarte vitet e fillimit te apart’heidit kosovar. Film ky qe na beri krenare ne shume festivale boterore, duke nisur nga San Sebastian Film Festival, Zurich Film Festival, e deri tek Selaniku, e keshu me radhe.

Film qe na solli plot cmime e plot momente krenarie.

“Nentori i Ftohte” i regjisorit dhe koproducnetit Ismet Sijarina nga sot mund te shihet ne NETFLIX.

Lezet pas shume vitesh me ju rikthy keti filmi edhe nje here.

Falemnderit bashkepunetorve.

Shikim te kendeshem”, ka shkruar Spahiu në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.