Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hovenier takon gazetarët, diskutuan për zhvillimet e fundit në vend

Gazeta10
30 December 2022 - 17:03

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka pritur në takim gazetarët e Kosovës me të cilit ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, raporton Gazeta10.

Hovenier ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në veri teksa ka mirëpritur heqjen e barrikadave.

Ai ka thënë se SHBA mbështet dialogun e udhëhequr nga BE-ja për të ofruar siguri si dhe mirëqenie për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Këtu keni statusin e plotë:

“Me gazetarët diskutuam sot zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Mirëprita heqjen e barrikadave dhe përsëriti mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Dialogun e udhëhequr nga BE-ja për të avancuar zgjidhjet që ofrojnë stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar Hovenier në llogarinë  e tij në Twitter. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.