Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Huliganët serbë sulmojnë edhe një gazetare, reagon AGK-ja

Gazeta10
16 Qershor 2023 - 18:49

Huliganët serb gjatë ditës së sotme kanë sulmuar disa ekipe të gazetarëve të televizioneve të Kosovës.

Pjesë e sulmit të tyre ishte edhe gazetarja e RTV Dukagjinit, Dorentina Thaqi e cila ishte sulmuar me gurë në kokë  

Për këtë sulm ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës duke thënë se ky është sulmi i 28-të në drejtim të ekipeve të mediave, gjatë tensioneve të fundit në veri të vendit, ndërsa sulmi i katërt vetëm gjatë ditës së sotme në Leposaviq. 

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon që urgjentisht të sillen para drejtësisë protestuesit, ndërsa u bën thirrje ruajtësve të rendit dhe paqes, Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe KFOR-it, që të krijojnë kushte të favorshme për raportim, në këto kohë të ndjeshme”, thuhet në reagimin  e tyre. /Gazeta10/

Reagimi i plotë i AGK-së:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.