Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hulumtimi i New York Times që lidh Vuçiqin me krimin, reagon presidenca e Kosovës

Gazeta10
04 May 2023 - 13:45

Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” ka shkruar për lidhjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me njerëzit e krimit në Serbi.

Artikulli i gazetës amerikane fillon me përshkrimin e konferencës për media që në vitin 2021 kishte mbajtur Vuçiq e ku kishte shpalosur arrestimin e një bande të krimit në Serbi, e që në fakt doli që kjo bandë kishte lidhje me presidentin Vuçiq dhe djalin e tij Danilo Vucic dhe ishte organizuar pikërisht për nevojat dhe me urdhër të presidentit serb, raporton Gazeta10.

E për këtë artikull ka reagaur Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Twitter Vela ka thënë se njerëzit e Vuçiqit mund të kontrollojnë disa media në Serbi, por jo edhe New York Time.

”Diplomatët që ndoqën nga afër Serbinë nuk mund të befasohen me artikullin e New York Time për ngatërresën e Vuçiqit me grupet e krimit. Pyetja është se çfarë do të bëjnë për këtë!  Mbi këtë arritje “madhështore”. Në fund të fundit, ju mund të kontrolloni Pink dhe Informer, por jo NYT”, ka shkruar Vela. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.