
Në 24 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Kanal 10 sjell rrëfimin e familjes së policit të rënë në detyrë me datë 28 prill 2018, Malsor Dashi i cili bashkë me kolegun Armend Trena, kishin rënë në lumin “Lepenc”.
Me lot në sy nëna e ish policit Malsor Dashi, Shyqerie Dashi thotë se viti 2018 ka qenë kijameti për të dhe familjen e saj.
Ajo edhe sot si në çdo përvjetor të policisë ka vizituat varrin e të birit bashkë me bashkëshortin e saj Shemsedinin.
“Për neve nuk nxenë dielli më kurrë”, ka thënë nëna e Malsor Dashit.
Ajo tutje ka thënë se lajmin për vdekjen e tij e kanë marrë dy javë para se ai kishte për tu martuar.
Babai i Malsorit i mërzitur tregon që para se të shkonte në punë në ditën që ra, i kishte sjellur ftesat për dasmen e tij. Ai tutje tregoj që lajmin për vdekjen e djalit ia kishte dhënë motra e tij.
Prindërit e Malsorit ndihen krenarë që djali i tyre ra në krye të detyrës. /Gazeta10/