
Fatime Hajdari dhe Jeton Zogjani, gjatë pjesëmarrjes së tyre në emisionin Adresa në Kanal 10, zhvilluan një debat me tone të tensionuara, duke shkëmbyer akuza dhe qëndrime të kundërta rreth kufirit ndërmjet humorit dhe angazhimit politik.
Gjatë diskutimit, Hajdari e ironizoi Zogjanin duke i thënë se është “humorist i dobët”, ndërsa ia rikujtoi se profesioni i tij kryesor është aktrimi.
Nga ana tjetër, Zogjani foli për rolin e humorit dhe satirës në Kosovë, duke theksuar se emisionet humoristike shpesh trajtojnë tema serioze politike dhe shoqërore.
Sipas tij, realiteti politik në Kosovë shpesh është aq i ngarkuar sa satira dhe humori bëhen mënyrë për të pasqyruar problemet dhe zhvillimet në vend.