Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Hungaria nuk e mbështeti propozimin e KE-së për ndihmë të re për Ukrainën

Gazeta10
09 November 2022 - 19:13

Sot, Hungaria nuk e mbështeti propozimin e Komisionit Evropian për një paketë të re ndihme për Ukrainën prej 18 miliardë eurosh për vitin e ardhshëm.

Kreu i ekipit të kryeministrit hungarez Viktor Orbán tha sot në një konferencë në Budapest se Hungaria dëshiron të dërgojë pjesën e saj të ndihmës në Ukrainë në mënyrë dypalëshe dhe jo brenda BE-së.

Ministri hungarez i Financave Mihalj Varga njoftoi të martën se Hungaria është e gatshme të ndihmojë Ukrainën, por se Budapesti nuk dëshiron më të kontribuojë në ndonjë ndihmë të re financiare që do të dërgohet nga BE-ja.

Komisioni Evropian propozoi sot një paketë të re mbështetjeje për Ukrainën në vlerë prej 18 miliardë euro për vitin 2023 dhe kreditë në fjalë do të paguhen me këste të rregullta gjatë vitit të ardhshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.