
Lirohet komuna e Leposaviqit, kryetari Lulzim Hetemi hyn në objekt, vendoset edhe flamuri i Kosovës
Dera e komunës së Leposaviqit është hapur, pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës dhe kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi tani është duke hyrë në objekt.
Njësia Speciale e Kosovës ka përdorur gazlotsjellës për të shpërndarë turmën e serbëve lokal të cilët janë barrikaduar para objektit të komunës, e të cilët nuk kishin dëgjuar ultimatumin për t’u larguar.
Forcat policore kanë filluar ta largojnë edhe një kamion i cili ishte vendosur aty si barrikadë.
Në ndërkohë në objektin e Komunës së Leposaviqit është vendosur edhe flamuri i Kosovës.