
Ish këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj – e ka quajtur nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku, zëdhënëse të Vuçiqit.
Feraj ka cilësuar se Çitaku paska rrëshqitë në pozicionin e dëshiruar politikisht nga Serbia, duke thënë se e paskan pranuar si zëdhënëse, transmeton Gazeta10.
“Vlora Çitaku u paska hyp mbrapsht skijave dhe paska rrëshqitur keq në pozicionin e dëshiruar politikisht nga Serbia: Sot i paska dhënë zë pothuajse gjithë shtypit të Vuçiqit kundër meje. Me sa duket e paskan pranuar për zëdhënëse”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Këtë deklaratë Feraj e ka dhënë pas reagimit të Vlora Çitakut, e cila e ka quajtur atë të paditur pasi është munduar ta arsyetojë mungesën e flamurit të Kosovës në konferencën e përbashkët në Bruksel./Gazeta10