
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni ka vazhduar fushatën elektorale duke vizituar bizneset vendore.
Ai gjatë gjithë ka vizituar NTO ‘Bini’, ku është pritur nga pronari i këtij biznesi.
“Fuqizimi i bizneseve nënkupton edhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe krahas kësaj edhe shtimin e mundësive për hapjen e vende të reja të punës”, ka shkruar Hyseni.


Postimi i plotë:
Gjatë ditës së sotme vizituam NTP “Bini”, me pronar Afrim Hajdari.
Me mbi 50 të punësuar, ky biznes që merret me prodhimin e kubëzave, është treguar jashtëzakonisht i suksesshëm.
Fuqizimi i bizneseve nënkupton edhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe krahas kësaj edhe shtimin e mundësive për hapjen e vende të reja të punës.
#bëhundryshimi
#votoLDK124
#voto16

