Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hyseni i bindur: LDK për vendin e parë, fitore dhe vetëm fitore!

Gazeta10
07 Shkurt 2025 - 23:12

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni është shprehur i bindur në fitoren e subjektit të tij politik.

Hyseni ka theksuar se LDK po lufton vetëm për vendin e parë.

“Elektorati i LDK-së është kthyer në shtëpinë e vet. LDK sot nuk lufton për rritje të saj, por për vendin e parë”, ka thënë Hyseni.

I pyetur për koalicione, Hyseni ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje është i pamundur të pritet një koalicion.

“Fitore dhe vetëm fitore. LDK sot garon vetëm për fitore. Ne si LDK do ta analizojmë rezultatin, por me VV-në nuk ka koalicion”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.