Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hyseni: Padrejtësi e madhe ndaj nesh, FFK-ja nuk na mori parasysh

Gazeta10
20 August 2023 - 22:52

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth shortit të gjyqtarëve si dhe do flasim si gjithnjë për Superligën e Kosovës.

 Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Avni Haxhiu, Jeton Gashi dhe Sami Boroci. Në lidhje direkte të ftuar janë: Eroll Salihu dhe Genc Hyseni.

Gjatë diskutimit për Ligën e Parë të Kosovës, foli edhe Genc Hyseni, përfaqësues i Dinamos së Ferizajt.

“Ndërrimi i grupit është padrejtësi e madhe ndaj nesh, jemi ankuar edhe në FFK, mirëpo këta të fundit nuk na morrën parasysh, andaj iu drejtuam CAS-it.”, tha ai.

Në vazhdim, Hyseni përmendi arsyet se pse u ankuan rreth këtij vendimi.

“Ishte e padrejtë për ne, largësia e madhe është njëra ndër arsyet”, tha ai.

Genc Hyseni bëri me dije se garat do t’i vazhdojnë në grupin që janë caktuar, në rast se nuk kthehen aty ku e kanë qëllimin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.