
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Kurtin, duke thënë se nuk e kanë as edhe një projekt kapital.
Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje po mundohet të arsyetojë mospunën me propagandë.
“Na e kemi pasë një qeverisje që vërtetë është mundu me arsyetu mospunën me propagandë. Sot kur bisedon edhe në ambiente private, para se me tregu projektin fillon me arsyetu se pse ka dështu”, ka thënë Hyseni.
Tutje, Hyseni ka thënë se kjo qeverisje ka keqmenaxhuar me buxhetin e shtetit, çka sipas tij, këtë e shpërfaq edhe mungesa e implementimit të projekteve.
“Vetëm arsye përdorin. Me pasë kaq shumë të nevojshme dhe me tepru buxheti del në pah mungesa e ekipeve për implementimin e këtyre projekteve dhe menaxhimin e keq që iu ka ba buxhetit”, ka theksuar ai. /Gazeta10/