
Kryetari i VV-së në komunën e Skenderajt, Hyseni Mehani në emisionin “Adresa” ka thënë se shumica e qytetarëve të Skenderajt nuk janë pajtuar me këtë sulm që ka ndodhur ditën e djeshme.
Mehani në Kanal10 tha se nuk ndodh asnjëherë që ti tregojë se kush janë ata qytetarë që e kanë përkrahur se kjo drejtpërdrejt i bënë shënjestër nga Lushtaku, raporton Gazeta10.
“Jam i bindur që 99 % të qytetarëve të Skenderajt nuk pajtohen me idenë që dikush duhet të sulmohet duke pirë kafe, pa asnjë paralajmërim pa asnjë arsye, imagjinojeni 27 vite pas përfundimit të luftës dikush të sumohet në atë mëynrë tinxare”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10