Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I akuzuari për kanosjen e moderatorit Alaudin Hamiti pranon fajësinë, kërkon dënim të butë

Gazeta10
14 April 2026 - 15:08

I akuzuari Liman Berisha, për kanosjen e moderatorit, Alaudin Hamiti, ka pranuar fajësinë në seancën e shqyrtimit fillestar.

Këtë deklarim ai e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori.

Ai deklaroi se ndihet fajtor dhe shprehu pendesë për rastin e ndodhur, duke theksuar se nga ai incizim nuk ka pasur asgjë kundër të dëmtuarit Alaudin Hamiti.

Berisha kërkoi falje ndaj tij dhe familjes së tij, si dhe i propozoi gjykatës që gjatë matjes së dënimit t’i shqiptohet një dënim sa më i butë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.