Politiko

I bindur në fitoren e Hamzës për kryeministër, Sadiku ‘sfidon’ Krasniqin: Cili do të jetë roli juaj në këtë qeverisje?

Gazeta10
27 Nëntor 2024 - 23:30

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur i bindur se Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

“Kam bindjen time të plotë që z.Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm dhe këtë bindje ma forcon çdo ditë e më shumë ambienti, fryma, mobilizimi, mbështetja dhe besimi të cilin po e vërejmë në çdo cep të Kosovës, por edhe në mërgatë”, ka thënë Krasniqi.

I pyetur se cili do të jetë roli i tij nëse PDK fiton zgjedhjet, Krasniqi ka thënë se nuk ka ndonjë ambicie për të qenë në qeverisje, porse ka theksuar se do të vazhdojë ta udhëheqë partinë, për të cilën ka marrë besimin e bashkëpartiakëve, por edhe në kuvend.

“Unë s’kam asnjë plan, asnjë ambicie. Ambicia ime e vetme është që Bedri Hamza të jetë kryeministër. Z. Hamza është njeriu më i duhur me e udhëheq Qeverinë e Kosovës në aktualitetin të cilin jemi. Është më pak e rëndësishme se cili do të jetë roli im. Nuk kam asnjë plan dhe asnjë ambicie për të qenë në qeveri. Unë do ta udhëheq PDK-në dhe do të jem në kuvend”, ka shtuar Krasniqi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.