Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I dehur e dogji shtëpinë e tij, policia e arreston një person në Istog

Gazeta10
13 March 2023 - 10:24

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person nga Kaliqani i Istogut pasi që i njëjti në gjendje të dehur i kishte vënë zjarrin shtëpisë së tij.

Sipas policisë, përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar, raporton Gazeta10.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti në gjendje të dehur  kishte djegur shtëpinë e tij. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.