Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“I dërguan edhe letër”, Zogaj: Qeveria deshi ta heqë kryeqytetin nga organizimi i Lojërave Olimpike

Gazeta10
30 January 2025 - 22:38

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka tentuar që për organizimin e lojërave olimpike ta menjanjojë Komunën e Prishtinës.

Sipas Zogajt, kjo qasje ka qenë bllokuese.

“Deri tash kemi pasur edhe një qasje bllokuese. Kemi pas edhe një letër e cila iu ka drejtu Komitetin Olimpik me lanë Prishtinën jashtë organizimit të lojërave mesdhetare”, ka thënë ai.

Por megjithatë, Zogaj ka bërë me dije se kjo kërkesë e qeverisë ishte refuzuar nga Komiteti Olimpik.

“Qeveria e Kosovës dërgon letër thotë na vetë i organizojmë dhe s’ka nevojë me na u përzi në këto punët tona, paramendoni. Kurse vetë Komiteti Olimpik kthen letër pa Prishtinën kjo punë nuk bëhet”, ka thënë Zogaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.