Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“I duhet për fushatë” – Shala: Kurti kurrë s’ka me e zbardhë rastin e Astrit Deharit

Gazeta10
21 November 2023 - 22:31

“Djegia në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka ndodhur një ditë pas ftesës që i është bërë dje ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nga Prokuroria dhe ne mendojmë që ka lidhje mes tyre”, tha Asdren Shala nga PSD-ja gjatë debatit në “Politiko”.

Sipas tij qeveria Kurti nuk donë dhe nuk do vë kurrë drejtësi për Deharin.

“Djegia e një pjesë të IML-së, është mbase tendencë edhe me e djegë krejtë”, tha Shala.

Ai tutje tha që këta (VV-ja) e kanë në menaxhim shtetin dhe kjo mënyrë qysh e përdorin rastin e Astrit Deharit është e gërrditshme.

“Këta kurrë nuk kanë me vu drejtësi sepse nuk kanë çka me përdorë në fushatë”, tha në fund Shala. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.