Gazeta10

I dyshuar për vrasjen qe tronditi Norvegjinë – Kush është Visar Avdyli qe u arrestua nga policia e Kosovës?

Visar Abdyli është arrestuar nga Fast Kosova gjatë ditës së sotme në Ferizaj, pasi i njëjti kërkohej nga Norvegjia për një vrasje të vitit 2021.

Ai bashkë më vëllain e tij Valonin akuzohen për vrasjen e 20-vjeçarit Hamse Hashi Adan më 7 tetor 2021.

“Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara. Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla”, njofton Policia e Kosovës, raporton gazeta10.

FOTO: Visar Avdyli në pranga

Kush janë vëllezërit Avdyli?

Dy vëllezërit kishin të histori të kaluar kriminale. Ata ishin dënuar për bashkëpunim e lidhje me organizatën terroriste ISIS, atje ku kishte humbur jetën edhe vëllai tjetër i tyre, Egzon Avdyli.

Më 7 tetor të vitit 2021 Oslo ishin tronditur nga një vrasje. Ku kishte humbur jetën Hamse Adan, i cili ishte qëlluar me armë zjarri afër shkollës në vendin që njihet Lofsrud.

Institucionet e Norvegjisë menjëherë kishin shpallur në kërkim dy të dyshuarit kryesor: Valon e Visar Avdyli me prejardhje nga Kosova.

Mediat norvegjeze kishin raportuar se një ditë pas krimit dy vëllezërit ishin arratisur në Kosovë, ku dyshoheshin se janë fshehur.

FOTO:Në të majtë është Valon Avdyli, vëllai i Visar Avdylit i cili u arrestua sot në Ferizaj

Megjithatë, në nëntorin e vitit të kaluar, Valoni ishte arrestuar në Turqi. Policia e Norvegjisë kishte mbajtur edhe një konferencë për media pas arrestimit.

“U ndanë burime të mëdha për të hetuar rastin. Dy ditë pas vrasjes, vëllezërit u larguan nga vendi. Disa ditë më vonë ne patëm një përparim në këtë çështje që do të thotë se ne i akuzuam ata për vrasjen”, pati thënë prokurori i policisë Børge Enoksen në konferencën për shtyp.

“Policia norvegjeze ka ndihmuar në këtë transport. Ai zbarkoi në Gardermoen pak para orës 17:00 dhe është arrestuar për vrasjen e Adanit. Tani ai është rrugës për në stacionin policor për të shpjeguar veten për rastin”, kishte deklaruar Enoksen.

Në atë konferencë, ishte përmendur edhe Kosova.

“Për arrestimin e tij janë përdorur burime të mëdha. Më pas ai u kontrollua nga autoritetet turke pasi nuk kishte letrat e duhura. Kemi marrë një mesazh nga Turqia dhe kemi punuar ngushtë me Kosovën. Ne kemi punuar në mënyrë të qëndrueshme. Është e rëndësishme të jesh i durueshëm dhe të kesh këmbëngulje me kalimin e kohës”, tha ai.

Gjithashtu gajtë asaj kohe, vëllai i Valonit, Visari Avdyli  vazhdonte të ishte në arrati.

“Ai është edhe në kërkim ndërkombëtar, kështu që lëvizjet do të mund të përgjohen pa hyrë në detaje”, thotë ai për VG.

Avokati i dy vëllezërve, Svein Holden, kishte thënë se klientët e tij e mohojnë fajësinë.

Në historin e raportit të policisë Norvegjeze që të dy vëllezërit kanë qenë më parë të dënuar për terrorizëm në Norvegji.

Në vitin 2016, dy vëllezërit u bënë të parët në Norvegji që u dënuan sipas seksionit të ri të terrorizmit.

Valon Avdyli u dënua për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS, ndërsa Visar Avdyli u dënua se kishte tentuar t’i ofronte mbështetje materiale ISIS-av përmes vëllait të tretë, Egzon Avdylit.

Në aktgjykimin ndaj Valon Avdylit, Gjykata e Lartë shkruan se Avdyli ka ardhur në Norvegji si pesëvjeçar dhe se është rritur në Bærum. Ai ka një diplomë bachelor nga kolegji i marketingut dhe, sipas vendimit, u bë një musliman praktikues në vitin 2011. Më pas thuhet se ai ishte betuar për besnikëri ndaj ISIS.

NË FOKUS

IMG_5310
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
636e71b2-c97a-4fa6-9174-2f3caa828b7a
“Krejt robt ti q***a”- Presidenti i klubit Phoenix kërcënon dhe fyen redaktorin e sportit në Kanal 10, reagon AGK-ja
gllogjann
Dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan
LAJMI-I-FUNDIT
Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë
LAJMI-I-FUNDIT (1)
E tmershme| Një burrë torturon dy femra në një vendparkim në Prishtinë (VIDEO)
XHESI
“O Bes Kallaku”, reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert
439328729_763480792546922_594554059699914013_n
Njëri në gjumë, tjetri duke shikuar TV – Detaje nga dita tragjike e vrasjes së Gjyljeta Ukella
VDE
Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali