Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

I gjakosur, pamje të rënda të rrahjes së qytetarit nga të afërmit e një deputeti në Shqipëri

Gazeta10
07 July 2023 - 16:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku fisi Rraja, të afërm të deputetit të PS Rrahman Rraja, kanë masakruar me shkopa bejsbolli një qytetar.

Pamjet e filmuara janë shumë të rënda, ndërsa shihet se si grupi i “të fortëve” shkon me urgjencë në local ku ndodheshin dy burrat dhe I rrahin ata me shkopa ndërkohë që njëri prej agresorëve mban armë në dorë, duke ia drejtuar personit që dhunohet.

Ky i fundit përpiqet të shmanget ndërsa urinon nga frika që po përballej me makabritetin e 13 burrave të armatosur me shkopa bejsbolli, teksa bërtisnin “Vrite, vrite”. Video është xhiruar nga vetë grupi i “të fortëve” të cilët me sa duket e kanë xhiruar për t’ia dërguar shefit të tyre, raportom Ditari.al.

Gjithçka ka nisur për një gurore që ka në pronësi familja Rraja, pasi familja e të dëmtuarve ka bërë një denoncim në polici ku ankohet se shpërthimet në gurore po ju dëmtojnë shtëpitë. Xhelal Rraja, vëllai i deputetit Rrahman Rraja rezulton administrator i gurores.

Dy të dëmtuarit janë Jashar Maja dhe Bilbil Maja, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. /Gsazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.